Ish fejuari shkodran i vajzës së Eli Farës nuk ka vonuar aspak për ta zëvendësuar, por edhe bukuroshja duket se është hakmarrë në mënyrë të menjëhershme.
Gjatë ditës së djeshme është përhapur lajmi se ish i fejuari biznesmen i Marinës Farës, Edi Ismaili ka një dikë tjetër në krah, një brune seksi që po e bën të harrojë ishin e tij. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Marinës, e cila gjithashtu ka treguar se nuk e ka aspak problem që të ecë përpara me jetën e saj. Në një postim në Insta Story ajo ka vënë në pah një mashkul të ri, identitetin dhe fytyrën e të cilit nuk e ka treguar, por e ka mbuluar me një zemër të madhe. Duket se nuk ka aspak vend për dyshime.