INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-i  i Rob Kardashian, nxjerr  “të palarat” e “Keeping Up With The Kardashians” [FOTO]

Ish-i i Rob Kardashian, nxjerr “të palarat” e “Keeping Up With The Kardashians” [FOTO]

Publikuar më: 16:05 21-06-2016

Ish e dashura e Rob Kardashian, Rosa Acosta është prova që tregon se gjërat nuk janë ashtu siç duken në një reality show.

Në një intervistë ekskluzive për Radar Online, ajo ka rrëfyer se familja Kardashian është totalisht e pavërtetë dhe gënjën vazhdimisht në reality shown e saj, “Keeping Up With The Kardashians”.  Modelja pretendon se edhe romanca e saj në ekran me stilistin 29 vjeçar të çorapeve, Rob, ishte një skenar. Rosa madje shkon më tej duke thënë se edhe shtatzënia e saj surprizë dhe aborti që pasoi më pas, kanë qenë një rreng për shikueshmëri më të lartë.

 

Duke e çuar deri në fund rrëfimin e saj, Acosta pohon se së fundi, “familja” e ka ftuar të jetë pjesë e reality show-t, në mënyrë që të rikrijojnë një ose dy situata që nuk është se ju ndodhin të gjithëve”. Sigurisht që njerëzit nuk e dinë se çfarë ndodh pas kamerave por nëse unë jam në të njëjtin vend duke bërë foto me ta, nuk është se po i përndjek, ata thjesht më kanë ftuar” ka përfunduar rrëfimin interesant 32 vjeçarja.

Article Logic
Execution time: 0.0041818618774414