INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-juristi i “bën gropën” Berishës, tregon lidhjet e tij me skandalin CEZ [FOTO]

Ish-juristi i “bën gropën” Berishës, tregon lidhjet e tij me skandalin CEZ [FOTO]

Publikuar më: 21:17 23-11-2016

Ish-juristi i OSHEE Romeo Karaj ka dëshmuar në Komisionin hetimor CEZ për lidhjen e qeverisë të asaj kohe me CEZ. Sipas Karaj privatizimi i CEZ ka nisur që në vitin 2005 dhe jo në vitin 2009.

Sicc wshtw shprehur Romeo Karaj, janë dy sekserë që lidhën CEZ me qeverinë Berisha, Nuel Kalaj dhe Hamza Merxhani. Kalaj ka telefonuar 100 herë brenda muajit kryeministrin Sali Berisha. Ky tregonte marrëdhënient e CEZ me shtetin shqiptar.  

Sipas juristit Berisha ka takuar dhe drejtoreshën e DIA-s, Rebeka Gjaskin, takim i cili është mundësuar nga Kastriot Ismailaj. 

Dëshmia e ish-juristit të OSHEE në komisionin hetimor
"Pas arritjes së marrëveshjes së shtetit shqiptar dhe CEZ grup të datës 23 qershor 2014, ne na janë ofruar mijëra emaile që nuk i kishim, dhe që janë parë nga unë fillimisht në janar 2015. Kanë qenë disa emaile që më kanë shtyrë të mendoj se procesi i privatizimit nuk është ai për të cilin ne kemi ditur ligjërisht që paska nisur në vitin 2008 me një tender të hapur ndërkombëtar, por kam të dhëna në emailet që kam gjetur që për këtë proces ka patur tentativa që në vitin 2005 apo 2006. 

Konkretisht kam gjetur emailin e parë të datës 7 shtator 2009, ku një person me emrin Nuel Kalaj, i cili i drejtohet në këtë email drejtorit të CEZ grup në Pragë. Emaili shpreh një keqardhje që punët në CEZ në Shqipëri nuk po shkojnë mirë, dhe midis të tjerave thotë që më vjen keq që pas një pune katër vjeçare dhe negocimesh të tëra që i kam bërë unë dhe zoti Petran, zoti Petran është një pjesëtar çek i grupit të negocimit që ka qenë , është njohur zyrtarisht me ne.

Të ndodhin gjëra të tilla që të shkatërrojnë frytet e punës tonë dhe përpjekja ime katërvjeçarë për të futur një ndërmarrje të suksesshme si CEZ-i në sektorin energjetik shqiptar të përfundojë jo me sukses. Ne kishim një dëshmi nga një ish- drejtues i DIA-s që në vjeshtë të vitit 2009 Ismailaj ka marrë premtimin që do të marrë një kontratë të madhe nga CEZ. Donim të dinim arsyen përse i është dhënë kjo kontratë Ismailajt.  

Article Logic
Execution time: 0.0039741992950439