Partizani ka zyrtarizuar sot si pjesë të klubit një tjetër emër të madh të futbollit botëror i cili ka fituar 3 herë Kupën e Botës me kombëtares e tij. Bëhet fjalë për brazilianin Bebeto.
Ish-sulmuesi i Brazilit, Jose Roberto Gama de Oliveira ose Bebeto siç njihet ai nga të gjithë. do të mbajë postin e këshilltarit të presidentit Demi. Ai gjithashtu do të jetë përfaqësues i të kuqve për Amerikën Latine. Rol i ngjashëm me atë të Luçiano Moxhit në Europë.