Emërohet drejtori i ri i Postës Shqiptare. Ish kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Gjirokastër Laert Duraj është zgjedhur për të drejtuar këtë institucion gjatë katër viteve të ardhshme. Duraj kandidoi në zonën e Tepelenës por mbeti jashtë listës. Me këtë emërim drejtimi i Postës Shqiptare i kalon PS ndërkohë që më herët në krye të saj kanë qenë përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.