INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-kapiteni i Tiranës, Sina: Turp! Ndeshje e pazareve, mos përdhoset klubi

Ish-kapiteni i Tiranës, Sina: Turp! Ndeshje e pazareve, mos përdhoset klubi

Publikuar më: 11:18 13-02-2017

Mbi 373 ndeshje me Tiranën e kanë kthyer fanellën bardheblu si fanellë të dytë për Elvis Sinën. Ish-kapiteni shprehet i indinjuar për atë që pa të shtunën në “Selman Stërmasi”, ndërsa keqardhje më të madhe ka për të rinjtë, të cilët janë të detyruar ta nisin karrierën me ndeshje të toleruar.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, fituesi i 19 trofeve me Tiranën shpreson që klubi dhe Bashkia mos lejojnë që të përdhoset emri i këtij klubi.

Sina si u ndjeve kur përfundoi ndeshja Tirana-Kukësi?

Kisha dëgjuar fjalë, por nuk doja t’i besoja. Kaq vend jemi ne dhe zërat që mund të mund të tolerohej dolën, por kur u mbyll ndeshja u ndjeva shumë keq.

Për çfarë ju erdhi më shumë keq?

Më erdhi keq pasi kemi arritur deri në atë pikë që të bëjmë pazare të tilla. Në një moment kur ti je në siklet dhe çdo fitore të jep shpresë, nuk mund të bësh të tilla pazare. Tirana duhet të mendojë interesat e veta.

Shumë të rinj në fushë që nuk janë më shumë se 19 vjeç e nisin karrierën në këtë formë. A do të ndikojë kjo në të ardhmen e tyre?

Keqardhje e madhe e kam sidomos për të rinjtë. Unë i njoh mirë ata lojtarë pasi i kam pasur vetë te akademia dhe kamë bërë çmos që ata të afroheshin te ekipi i parë. Gjë shumë e mirë që janë afruar në ekipin e parë, por smë vjen mirë që ata futbollistë të talentuar ta nisin karrierën me të tilla ndeshje. Nuk është fare e hijshme për klubin e Tiranës.

Si e shihni të ardhmen e Tiranës dhe mendoni se diçka do të ndryshojë?

Nuk po kalon gjendje të mirë dhe jo të zakonshme, por besoj se gjithçka do të kalojë. Mendoj se njerëzit e klubit dhe vetë Bashkia që i kanë sytë në ballë nuk do të lenë që të përdhoset klubi i Tiranës./ panorama sport

Article Logic
Execution time: 0.0025901794433594