Xhafer Thaqi, ish-konkurrenti i "Përputhen", i ftuar së fundmi në "Expuls" ka bërë deklarata të forta ndaj produksionit, por edhe vajzave të emisionit. Fillimisht Xhaferi tregoi se Olsa Muhameti nuk e ka lejuar të dalë me disa nga vajzat e emisionit, edhe pse ato kanë patur dëshirë.
Më tej ai pranoi se ka kryer marrëdhënie me disa nga vajzat, por pa përmendur emra.
"A ke pasur marrëdhënie seksuale fshehurazi me ndonjë nga vajzat e Përputhen?", e pyeti moderatori Ronaldo Sharka.
"Pse vetëm me një?", ia ktheu Xhaferi duke pohuar se ka pasur me disa.