Shumë konkurrentë të “Për’puthen” i janë futur muzikës dhe më i fundit prej tyre është Alessandro Mehmeti. Në fakt kënga e tij nuk është pakuptim, por është një dedikim për Jasminën, që tashmë nuk është më pjesë e “Për’puthen”.
Vetë Jasmina ka publikuar në Instagram një pjesë të këngës dhe është shprehur shumë e lutur për këtë surprizë kaq të veçantë të Alessandros.
“Krejt e bukur lule Jasemina, zemrën e bardhë sikur kokaina. Një gotë për mua e për ty e pina, sikur tigër dukesh o Jasmina”, shprehet Alessandro në këngën për ish-konkurrenten.
“Surpriza dhe dhurata më e bukur që ma ka bërë ditën 1000! Faleminderit nga zemra për përkushtimin dhe kohën Alessandro Mehmeti”, ka shkruar Jasmina pas publikimit të këngës.
Jasmina i sqaroi të gjithë asokohe duke u shprehur se Alessandro është thjesht miku i saj, mirëpo fansat janë kuriozë të dinë çfarë raporti ka ky i fundit me Andin.
Alessandro ka zbuluar në Instagram nëpërmjet një video me ish-konkurrentin se kanë miqësi të mirë me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se Jasmina pak kohë më parë bëri të ditur në rrjetet sociale se I ka dhënë fund marrëdhënies me Andin dhe kjo nuk ka ndodhur aspak në mënyrë miqësore.