Albi i “Përputhen” ka gjetur dashurinë dhe e ka bërë lidhjen e tij publike. Ai ka publikuar në Instagram foto pranë partneres me të cilën ka 7 vite diferencë, mirëpo nuk e ka zbuluar ende emrin e saj.
Në një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale Albi ka treguar se e dashura e tij është nga Kukësi, por jeton në New York.
Më tej ish-konkurrenti ka zbuluar se ajo nuk është xheloze sepse ai nuk i jep arsye.