Në “Shqipëria Live” është trajtuar çështja e dhunës dhe ish konkurrentja Margaret Shllaku ka treguar arsyet përse gratë dhunojnë burrat.
Sipas saj, gratë kur nuk gjejnë mbështetje tek familja apo shoqëria, gjejnë zgjidhje tek dhuna.
Margaret Shllaku: Unë mendoj që në shumicën e rasteve është një situatë që agravon nga meshkujt, por femra duke parë që situata është në një moment kritik, zgjedhin dhunën, jo me dëshirë absolutisht. Këtë e bëjnë kur nuk gjejnë mbështetje as tek familja, as tek shoqëria.
Unë nuk e bëj sepse realisht mendoj se është e drejtë dhuna, por mendoj se femrat nuk e gjejnë mbështetjen as tek instancat, as tek familja apo shoqëria dhe duke e pasur të pamundur, percepiton situata dhe ato, të gjithë dhimbjen e tyre e kthejnë në dhunë. E kuptoj që mund të duket si justifikim, por me të vërtetë nuk është i tillë.