Bukuroshja e "Përputhen 1", Margaret Shllaku nuk arriti ta gjente dashurinë në emision, por jashtë tij. Ajo ishte e ftuar në "Glamour Zone" në RTV ORA, ku ka folur për lidhjen e saj aktuale.
E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse është n një lidhje Margaret e pohoi dhe tha se ndihet shumë mirë dhe e lumtur në krahët e tij.
Duke qeshur, Margaret tregoi se partneri i kishte dhuruar 1 apartament dhe 2 makina.
Margaret: Nuk dua të hyj tek gjërat personale, por më ka blerë shtëpi, makina...bëj shaka... aty afër.
Ester: Shakaja gjysma e të vërtetës!
Margaret: Gjysma e të vërtetës!
Ester: Pra 1 shtëpi dhe 1 makinë, se tha 2.
Margaret: Ai më bën të ndihem shumë mirë, e kam patur mik që dinte gjithçka timen dhe më pas gjërat ndryshuan dhe u kthye në shërimin e të gjitha boshllëqeve, plagëve nga dashuritë e mëparshme.