INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish kryebashkiaku dënohet me 1 vit burg. Cili është?

Ish kryebashkiaku dënohet me 1 vit burg. Cili është?

Publikuar më: 13:09 16-06-2016

Gjykata e Përmetit dënon me burg ish kryebashkiakun e saj Gilberto Jaçe. Vendimi është dhënë këtë të enjte, ndërsa Jaçe është dënuar me 1 vit burg.
Ish- kreu i bashkisë së Përmetit Jaçe akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ai ka dhënë një leje ndërtimi një muaj para zgjedhjeve.
Sipas Prokurorisë së Përmetit, ish-kryetari i bashkisë në fund të mandatit të tij ka abuzuar me detyrën duke dhënë leje ndërtimi për një kioske afër lumit Vjosë. Por ndërsa zona konsiderohej e gjelbër, shtetasi që ka përfituar këtë leje ka filluar ta ndërtojë objektin me beton, gjë e cila është e ndaluar në një zonë të tillë. Sipas prokurorisë, ish kryetari i bashkisë ka dhënë një leje të tillë me argumentet se toka ishte pronë shtetërore, në një kohë kur sipas dokumentacionit, toka rezulton të jetë me pronar.

Gilberto Jaçe ka qenë kryetar i bashkisë së Përmetit për 2 mandate i zgjedhur nga PS.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939