INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-kryeministri Berisha i del kundër Bashës dhe vlerëson Ramën

Ish-kryeministri Berisha i del kundër Bashës dhe vlerëson Ramën

Publikuar më: 20:02 13-09-2017

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për herë të parë për largimet e figurave të rëndësishme të PD-së nga lista e kandidatëve për deputetë.

Berisha e ka quajtur largimin e Astrit Patozit, Jozefina Topallit, Majlinda Bregut dhe politikanëve të tjerë si “të pajustifikueshme”, ndërsa ka shtuar se “Lista është e kryetarit”, pasi nuk kaloi nga forumet e partisë.

Në emisionin “Fakt’ të gazetarit Çim Peka, lideri historik i Partisë Demokratike ka folur për një listë personale të Bashës thotë se nuk do ta kishte bërë kurrë një listë të tillë dhe e quajti të paprecedent faktin se ajo nuk kaloi në forumet e Partisë Demokratike, si kurrë më parë.

“Kjo është listë e kryetarit të PD. As nuk do të më shkonte ndërmend që unë të bëja një listë si kjo, por duhet të dimë një gjë, çdo njeri bën listën që mendon. Problem thelbësor i kësaj liste është se kjo nuk kaloi në forumet e partisë, ç’ka nuk ka ndodhur kurrë dhe s’duhet të ndodhë”.

Po për herë të parë Berisha flet për efektet negative që pati marrëveshja e fshehte Rama-Basha, për të cilën thotë se u informua vetëm pasi ndodhi.

“Blloku i militantëve na u largua nga fushata. Militantët janë aq sa janë jetike për fitoren, aq janë edhe të hiperndjeshëm. Dhe kur menduan se kjo mund të ndodhte thanë ne s’kemi punë me këtë fushatë. Ne mbajtëm çandrën, tani s’kemi punë. Jo abstenuan, por bojkoti i zgjedhjeve”.

Berisha thotë se militantet mund të ishin bërë sërish për vete, por pranon se këtë s’mund ta bënte Lulzim Basha, edhe pse faturën ua jep këshilltarëve të tij.

“Lulzim Basha kishte këshilltarë mizerabel”, tha Berisha.

Ish kryeministri ka folur gjithashtu lidhur me marrëveshjen e 18 majit mes Ramës dhe Bashës: “Ndërkohë që në ato kohë nuk kam shprehur me tonet e duhura, ajo ishte një fitore e shkëlqyer e Lulzim Bashës, që të arrije ti hiqje gjysmën e qeverisë Edi Ramës, sepse ajo çadër pati një kauzë të drejtë. Nga ana tjetër Edi Rama shpëtoi lëkurën e vet, pavarësisht se Rama për mua është ai që është, aty ai bëri mirë. Tregoi nje kuant politikani dhe shpëtoi lëkurën e tij .

Por ky sukses ju kthye në të kundërt Bashës, Edi Rama mori gjithë avantazhet për marrëveshjen, ai paraqiti si një marrëveshje, si një mëshirimi për djalin e mirë Lulzim Basha. Lulzim Basha nuk arrti të bëj dot avokatinë e marrëveshjes”, u shpreh Berisha.

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dhënë fund zërave që e rikthenin në krye të PD-së në një kohë kur kjo parti po kalon momente të vështira sidomos pas goditjes së marrë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375