INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-kryeministri Berisha plas “bombën”: Saimir Tahiri drejt arrestimit [FOTO]

Ish-kryeministri Berisha plas “bombën”: Saimir Tahiri drejt arrestimit [FOTO]

Publikuar më: 18:34 16-10-2017

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të shtetasit Moisi Habilaj i cili akuzohet nga Italia për trafik droge. Përmes një postimi në facebook, Berisha thotë se shumë shpejt pritet që në pranga të vihet edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, Habilaj është kushëriri i Tahirit, ndërsa hedh akuza se droga prej 3.5 ton që është kapur ditën e sotme në Itali, është transportuar me skafin e ish-ministrit.

Statusi i Berishës:

Zhvillim klamoroz, kapet banda e Saje qorrit. Vet Saje drejt arrestit nderkombetar!

Miq! Arrestohet ne Itali famozi Moisi Habilaj, tezaku qe transportoi 3.5 ton droge me skafin e Saje qorrit ne Itali.

Po ju rikujtoj ketu se Habilajt, sipas kontrollit te TIMS kane transportuar dorge jashte vendi 27 here me makinen e kushos-bandit minister Saje qorri, dhe ky trafik, i denoncuar nga Zagami, i kushtoi postin ketij te fundit, pasi Saje qorri e shkarkoi ate dhe e dha per ndjekje.

Atij, Konfederata Helvetike i dha azil politik pikerisht diten e vizites se Edi Rames ne Berne. Gjithashu, 3,5 ton droge ne Itali, sipas burimeve te sigurta te vendit mik, eshte transportuar me skafin e Saje qorrit, te cilin ai e bleu dhe e la ne “ruajtje” tek Habilajt dhe pas disa denoncimeve qe kemi bere ne parlament Saje qorri u detyrua te beje nje akt shitje fallco te skafit te tij, po tek Habilajt! Priten zhvillime klamoroze! sb

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499