INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-kryeministri Berisha sulmon ambasadorët Lu dhe Vlahutin

Ish-kryeministri Berisha sulmon ambasadorët Lu dhe Vlahutin

Publikuar më: 23:30 21-02-2017

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha sulmoi ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin, duke u shprehur se ata po sillen si guvernatorë të vendit. Berisha i doli në mbrojtje kryeprokurorit Llala, i cili ka patur një debat të ashpër me ambasadorin Lu. Berisha u shpres se Rama ishte pengesa kryesore në bllokimin e reformës, jo Adriatik Llalla.

 “PD i dha përgjigje përfundimtare mbrëmë këtij problemi. Përgjigja është opozita u përjashtua nga Vettingu. Në një vend të civilizuar qëndrohet mbi marrëveshje. Me 21 korrik kur çështja e reformës shkoi në lartësitë më të mëdha të botës, deri tek Angela Merkel, çfarë iu tha shqiptarëve: Kompromisi u arrit, dhe do ketë marrëveshje ndërkombëtare siç kërkoi Komisioni Europian dhe ne i pranuam, dhe 7 ligjet do miratohen me konsensus. Akti i parë që bëri Rama dhe Meta, shkelmuan marrëveshjen dhe përjashtuan opozitën. Përgjigjesinë absolute e kanë ata që përjashtuan opozitën, me qëllimin që t’i japin Edi Ramës drejtësinë në kthetrat e tij.

Por opozita do të mbrojë drejtësinë e korruptuar të një kryeministri legen, që ka vendosur dy guvernatorë që drejtojnë vendin. Kurrë nuk mund të ketë mandat nga Presidenti i SHBA-së Lu-ja që të kërkojë ndërprerjen e hetimit. Ka pasur duel me prokurorin. Ambasdori deklaroi ndalimin me vizë. Këtu jam dakort. Ai akuzoi prokurorin se ka bllokuar reformën, por pengesën kryesore e ka sjellë Rama. Nuk di se si një prokuror të bllokojë reformën, se ai nuk ka inisiativë legjislativ,” tha Berisha për “Studio e Hapur”.

Më tej, Berisha tha se ambasadorja Vlahutin është sorosiane dhe ka lidhje të fortoa me qeverinë e Ramës. “Zonja që kur erdhi dihej që ishte lidhje e ngushtë e kësaj qeverie”,- theksoi ai.

“Ka patur njëherë një tendencë përveç asaj. Është thirrur ambasadori Lu në prani të eprorit të tij, dhe i është thënë mos guxo më të bësh një veprim të tillë. Sepse shtetet e tjera nuk pranojnë ca gjëra. Janë këtu për të ndërtuar ligjin dhe shtetin ligjor. Kurse Zonja Vlahutin është e njohur universalisht si një mbështetëse pa kushte e qeverisë shqiptare. Dhe këtë e kam denoncuar në mënyrë të vazhdueshme publikisht. Por i kam denoncuar edhe privatisht tek miqtë e mi. Sa ulet të flasë, fillon të kundërshtojë opozitën”, tha Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316