Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Mësohet se takimi është mbajtur në orën 15:00 në zyrën e ish-liderit të PD-së.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi situatën e rende ne vend. Zoti Berisha theksoi se situata është shume kritike sepse Edi Rama, pasi ka mbushur për qëllime elektorale vendin me droge dhe e ka mohuar dhe mohon atë, pasi ka mbushur institucionet me kriminele e po i liron nga burgjet dhe e ka mohuar dhe e mohon atë, pasi ka shndërruar administratën, te gjithë punonjësit e administratës dhe ndërmarrjeve publike ne trupe elektorale te PS, ka vendosur te varrose pluralizmin politik në Shqipëri.
Po ashtu në takim u diskutua gjerësisht mbi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjidhjes me dialog te kësaj situate tejet te rende qe përjeton vendi.