INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, sërish nën hetim për...

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, sërish nën hetim për...

Publikuar më: 17:53 01-12-2017

Silvio Berlusconi sërish në hetim. Gjykata e Sienës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Milanos për nisjen e një procesi hetimor ndaj ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni.

Akuza është korrupsion i akteve gjyqësore të procesit të mëparshëm ‘Ruby’ .

Sipas akuzës, Silvio Berlusconi ka paguar për dëshmi falso, Danilo Marianin, pianistin e festave ‘hot’ të organizuara nën shoqërinë e shumë vajzave në rezidencën Arcore të ish- Kryeministrit.

Po sipas akuzës, Silvio Berlusconi ka paguar pianistin me 3000 euro në muaj për të mos thënë të vërtetën gjatë marrjes në pyetje për procesin e mëparshëm ‘Roby’, edhe pianisti i festave në Arcore, Danilo Mariani, është vënë nën hetim.

Procedura e procesit të ri hetimor ndaj ish-kryeministrit Berlusconi do të nisë më 1 shkurt 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0038461685180664