INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-kryeministri përlotet në Parlament: Akuzat ndaj meje gënjeshtra dhe shpifje të papranueshme

Ish-kryeministri përlotet në Parlament: Akuzat ndaj meje gënjeshtra dhe shpifje të papranueshme

Publikuar më: 11:41 22-02-2018

Panayiotis Pikramenos, i cili shërbeu si kryeministër i ngarkuar i Greqisë për një periudhë një mujore në 2012, mohoi të mërkurën akuzat se ai ishte i përfshirë në një skandal të dyshuar farmaceutik. Duke ju drejtuar ligjvënësve gjatë një debati parlamentar për të nisur një hetim për 10 politikanët e lartë të dyshuar si të përfshirë në korrupsion në rastin Novartis, Pikramenos tha se “ai kishte shërbyer si kryeministër kujdestar për 35 ditë në një kohë të trazirave politike dhe ekonomike në vend”. "Dhe sot, pas gjashtë vjetësh, gjej veten para jush për t'u përballur me një akuzë të pabazuar," tha ai, duke i përshkruar akuzat kundër tij si "gënjeshtra dhe shpifje të papranueshme". Kritikët kanë akuzuar qeverinë e udhëhequr nga SYRIZA për një gjueti shtrigash, duke vënë në dukje se nuk ka prova konkrete që lidhin dy ish-kryeministrat dhe tetë ish-ministra me skandalin. Ndërkohë analistët i kanë konsideruar si dramatike akuzat ndaj tij, dhe si një përpjekje për vënë në dyshim integritetin moral të njeriut që që ka shërbyer me besnikëri gjyqësorit për katër dekada. “Një njeri i ndershëm trajtohet në mënyrë të pandershme”-është artikulli i botuar në median greke “Ekathimerini”. “Është me të vërtetë e trishtueshme të shohësh një njeri që ka shërbyer me besnikëri gjyqësorit për katër dekada, një njeri që nuk është politikan, i cili i është përgjigjur nevojës së kombit për shpëtim duke marrë përkohësisht drejtimin e qeverisë në një nga momentet më kritike të historisë greke , duke folur nga podiumi në Parlament me lot në sytë e tij”-komenton analisti Tom Ellis. “Ai tha se reagimi i tij i parë ndaj akuzave ishte shoku. Zemërimi, dëshpërimi dhe zhgënjimi shpejt dolën në pah. Në fjalën e tij shumë emocionale ai theksoi se ai nuk ishte vetëm kryeministër në atë kohë, por edhe kryetari i Këshillit të Shtetit. Ai është zyrtari më i lartë gjyqësor i vendit, i akuzuar për marrje ryshfeti”-thuhet në artikull. “Gjatë karrierës së tij të gjatë në gjyqësor, Pikramenos trajtoi disa raste shumë të rëndësishme ku ishin në rrezik interesat e mëdha dhe integriteti i tij nuk u vu në dyshim asnjëherë. "A keni dëgjuar ndonjë insinuim ndaj meje gjatë gjithë këtyre viteve? Më thoni "-pyeti ai deputetët gjatë seancës parlamentare,duke u përlotur.

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004