INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish lojtari i Real Madrid braktis futbollin për t’u bërë reper! [VIDEO]

Ish lojtari i Real Madrid braktis futbollin për t’u bërë reper! [VIDEO]

Publikuar më: 10:44 10-02-2017

Ndodh edhe kështu në futbollin botëror!

Bëhet fjalë për mbrojtësin hollandez Royston Drenthe, i cili ka vendosur të braktisë futbollin në moshën 29 vjeçare. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim që ta ketë shtyrë Drenthen të braktisë futbollin në moshë kaq të re. Ai mbeti pa kontratë në verë dhe në pamundësi për të gjetur një klub të ri prej 6 muajsh tashmë vendosi që të varë atletet në gozhdë për t’iu dedikuar karrierës si reper. Drenthe luajti për 5 vite me Realin e Madridit, nga viti 2007 deri në 2012, ndërkohë që pasioni i tij për muzikën rap nuk është një risi. Kujtojmë që në vitin 2009 ai i befasoi të gjithë së bashku me lojtarin tjetër hollandez, Ryan Babel, duke kënduar rap në një emision radiofonik. Ky nuk është rasti i parë që një futbollist braktis sportin për t’iu bashkuar muzikës, ndërkohë që më i fundit ishte ai i Pablo Daniel Osvaldos.

Article Logic
Execution time: 0.0038161277770996