INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish mafiozi shqiptar i Cosa Nostra-s, John Alite viziton origjinën e tij, Gjirokastrën [FOTO]

Ish mafiozi shqiptar i Cosa Nostra-s, John Alite viziton origjinën e tij, Gjirokastrën [FOTO]

Publikuar më: 21:10 16-06-2018

John Alite është nipi i emigrantëve shqiptarë nga Gjirokastra dhe u rrit në Woodhaven, Queens

Një bashkëpunëtor i familjes së krimit Gambino dhe John A. Gotti në vitet 1980- 1990 dhe në fillim të viteve 2000, u arratis pasi mësoi se ishte në shënjestër për vrasje.

Ish mafiozi shqiptar i Cosa Nostra-s, këto ditë ndodhet në Shqipëri bashkë me dy djemtë e tij. Emri i Alite është kthyer në më të përfolurin duke qenë edhe ish anëtar i familjes së famshme mafioze Gambino në SHBA në vitet ’80-’90 dhe kurrë nuk e mohoi origjinën shqiptare dhe vendlindjen e tij, Gjirokastrën.

Gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, ditën e sotme e ka rezervuar për Gjirokastrën, vendin e tij të origjinës. Në lagjen e vjetër “Dunavat” ka jetuar gjyshi i tij , i cili më pas emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. John Alite kupton mirë shqip- por e ka të vështirë të shprehet në gjuhën mëmë. Megjithatë patriotizmin e lëxon në trupin e tij, me tatauzhet e bëra dedikuar Shqipërisë.

Ai ka shqiponjën e flamurit shqiptar në trup; Një shqiponjë më të madhe me shkrimin “Shqipëri” në gjoks dhe tjetrën më të vogël, në kyçin e dorës.

“Unë nuk jam nga mafia italiane, unë jam shqiptar që në një kohë mori nën kontroll disa gjëra që ndodhën në Amerikë. Është e rëndësishme për mua që shqiptarët të dinë historinë e vërtetë çfarë ndodhi në libër e në film, ka dhe dëshmitarë të cilët i kam lënduar qëlluar apo vrarë ndonjë pjesëtar të familjes e të cilët flasin për ndryshimin e jetës time, çfarë kam bërë atëherë e çfarë po bëj tani,” u shpreh John Alite ndër të tjera.

35413518_2265544417024409_1760265927921762304_n.jpg

35464017_2265544053691112_3418112218867171328_n.jpg

35415388_2265544250357759_1408128156392488960_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775