INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish ministri grek i financave, Varoufakis: Gjermanët duan të dëbojnë Greqinë nga Euro

Ish ministri grek i financave, Varoufakis: Gjermanët duan të dëbojnë Greqinë nga Euro

Publikuar më: 09:27 30-09-2017

Për socialistët holandezë (që humbën tre të katërtat e votuesve), 2017 ishte viti i katastrofës së qendrës së majtë në Evropë që u poshtëruan në zgjedhje pasi kishin qeverisur për 4 vjet dhe tani për Martin Schulz do të ketë vetëm 153 vende në Bundestagun gjerman, niveli më i ulët historik për SPD-në, nga periudha e pasluftës deri sot. Ish ministri grek i financave, Janis Varoufakis në librin e tij “Hapësira e Tretë, përtej Establishmentit dhe Populizmit”, analizon të këqijat që në demokracitë në Evropë dhe përshkruan një numër mjetesh të mundshme, në një propozim të ri politik, DiEM25, që ka marrë emrin e lëvizjes pan-evropiane të cilën ai vetë e themeloi në vitin 2016 dhe që është mbështetur, ndër të tjerë, nga Noam Chomsky, Juliane Assange dhe Brian Eno.

Teksa u pyet se di do të rikonfigurohej kornoza institucionale europiane, me një Merkel më të dobët në Gjermani, në pritje të zgjedhjeve italiane 2018, ai u përgjigj:  “Nuk do të ndryshojë asgjë. Skenari më i mundshëm dhe më pak “i përgjakshëm” për kancelaren gjermane është një koalicion “Xhamajk” me liberalët e FDP dhe të Gjelbërit. Por gjithësesi nuk do të ndryshojë asgjë në Evropë. Vetëm mendoni për atë që Merkel premtoi para zgjedhjeve: nuk do të ketë pengesë për ndarjen e humbjeve bankare; nuk do të ketë rishikime në traktatet e BE-së, përveç politikave ndërqeveritare që janë tërësisht të parëndësishme. Në fund, politikat e kursimit do të shkojnë në favor të një Grexit. Brukseli lavdëron sistemin e shkëmbimit fiks, ku disiplina është çelësi dhe ata që nuk mund ta respektojnë atë, duhet të dëbohen. Kjo ka qenë gjithmonë (dhe do të vazhdojë të jetë) perspektiva e establishmentit gjerman.”

Ndwrsa për Macron, Varoufakis tha:  “Ai ka një personalitet të fortë. Është i mençur. Ata që e kritikojnë duhet të vihen në në pozicionin e tij: situata aktuale në Francë është e papërshtatshme. Ai e kuptoi që politika gjermane në afat të gjatë është katastrofike për Bashkimin Evropian, dhe mendon se kjo luftë e përjetshme për konkurrencë është pikërisht ajo që nuk kemi nevojë në këtë kohë: është një lojë me shumën zero. Përveç thjeshtimit të Loi du travail (Ligji i Punës), i cili është tashmë kaq i diskutueshëm, hapat e ardhshëm të Macron do të jenë ulja e kontributeve dhe një hapësirë më e madhe për kontraktimin e kompanive, për të rritur produktivitetin. Një fillim i mirë për një njeri që vjen nga financa.”

Në Marrëveshjen e Re evropiane, që e quani një “revolucion të bonsensit”, lartësoni politikën nga poshtë, përshembull “Barcelona en Comú” nga Ada Colau. Si mund të ndërfuten lëvizje indipendentiste, si ato katalanase apo skoceze në një kontekst gjithnjë e më shumë eurocentrik?

Unë mendoj shumë mirë. Nacionalistët francezë janë anti-evropianë, anti-emigrantë. Skocezët, nga ana tjetër, janë evropianë, pranojnë refugjatë dhe emigrantë, si katalanasit. Mua personalisht nuk më interesojnë implikimet e brendshme politike: Unë ëndërroj një Evropë pa kufij. Dhe nëse Skocia, pas shekujsh nënvarësie nga qeveria e Londrës, apo Katalonja nga qeveria e Spanjës, dëshirojnë pavarësinë, unë i respektoj. Unë nuk kam asgjë kundër lëvizjeve për pavarësi.”,përfundoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814