INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish ministri grek Varufakis shkruan tekstin e këngës  të iso-polifonisë labe

Ish ministri grek Varufakis shkruan tekstin e këngës të iso-polifonisë labe

Publikuar më: 10:46 26-05-2016

Shqipëria do të prezantohet në Bienalen e Venecias në një mënyrë të pazakontë dhe inovative. Ish minstri grek i Financave ka shkruar një tekst kënge për emigracionin, që do të këndohet nga grupet e iso-polifonisë labe në Bienalen e Venecias.

Shqipëria do të paraqitet me një mënyrë të re në Bienale, raporton BIRN. Këtë vit, vendi ynë nuk do të prezantohet me artet pamore, por me 10 këngë të kënduara nga grupet e iso-polifonisë, të shkruara nga personalitete shqiptare apo të huaj. Organizatorët kërkuan nga 10 personalitete që kishin emigruar të shkruanin një tekst, nisur nga eksperienca e tyre.

Grupet e iso-polifonisë nga Tirana, Himara, Fieri dhe Vlora do të krijojnë këngë në bazë të këtyre teksteve, një prej të cilave u shkrua nga Jani Varufakis.

Një prej kuratorëve të Bienales, Simon Batisti i tha Birn që teksti i Varufakis ishte shumë intim.

“Në tekst ai tregon historinë e të qënit larg shtëpisë, i ndarë nga vajza e tij dhe eksperienca që kaloi larg saj” Projekti i Shqipërisë quhet “Të kam lënë malin”.

Këngët do të dëgjohen në bienale nga tetë kanale njëkohësisht, duke u dhënë vizitorëve një shije të plotë të iso-polifonisë, e cila është përfshirë tashmë në listën e trashëgimisë kulturore.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438