INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-ministri i Brendshëm: Paranoja dhe frika nga reforma në drejtësi është majtas e djathtas

Ish-ministri i Brendshëm: Paranoja dhe frika nga reforma në drejtësi është majtas e djathtas

Publikuar më: 11:01 13-06-2019

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij në kuvend u shpreh se politika akuzon Reformën në Drejtësi, sepse ka frikë dhe paranojë. Xhafaj tha se frika është majtas dhe djathtas

“Presidenti dhe qeveria s’kanë përgjegjësi për zgjedhjet. Presidenti s’ka më asnjë fuqi që në momentin kur nxjerr dekretin. Opozita me presionin e rrugës do të nxjerrë situatën jashtë rregullave kushtetues. Ai që kryeson opozitën as motivon as frymëzon.

Si mund të frymëzojë për zgjedhje të lira, një njeri që ka bërë pis çdo palë zgjedhje ku ka hyrë, ku është futur nën hetim edhe nga SHBA, për shkelje të zgjedhjeve të lira. Një njeri me bilancet më negative si ministër i Brendshëm. Si mund të flasë ky njeri për reformën në Drejtësi.

Ky njeri që iku nga drejtësia dhe tentoi t’a zvarrisë. Duhet të tregonim më shumë angazhim, por Reforma në Drejtësi është në rrugën e duhur. Akuzat janë paranoja dhe frika për të nesërmen. I kam parë, dhe ndjerë djathtas dhe majtas” u shpreh Xhafaj në seancën e sotme plenare.

Article Logic
Execution time: 0.0033819675445557