INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish ministri i Punës, Ksera humb dhe në apel!

Ish ministri i Punës, Ksera humb dhe në apel!

Publikuar më: 11:03 18-02-2016

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi të njëtën masë si Gjykata e Shkallës së Parë, atë të e arrestit me burg  për ish-ministrin Spiro Ksera..
Pasi dëgjoi palët, Gjykata vendosi, që të rikthejë në qeli ish-ministrin e Punës.
Në seancë, ish-ministri Ksera tha se në rastin e tij, po bëhet diskriminim, pasi ai është me kombësi greke dhe masën, e dhënë ndaj tij e konsideroi shumë të rreptë.
Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, u arrestua në 28 janar në Gjirokastër.
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për Kserën dhe disa ish zyrtrarë të tjerë të Ministrisë së Punës pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe në raporti thuhej se ish ministri Ksera në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si dhe zyrtar të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit.
Sipas organit të akuzës kjo shumë financiare është akorduar dhe janë bërë pagesat për aktivitet, të cilat nuk janë zhvilluar si programet për minoritetin, kundër disktimimit të romëve, sfidat për barazi gjnore si dhe projekte për moshën e tretë.

Article Logic
Execution time: 0.0032639503479004