INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish – ministri Ksera përfiton gjykim të shkurtuar…

Ish – ministri Ksera përfiton gjykim të shkurtuar…

Publikuar më: 12:03 20-06-2016

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Punës, Spiro Ksera për të përfituar gjykim të shkurtuar. Ai pritet të përfitojë uljen e dënimit me 1/3 gjithnjë nëse shpallet fajtor.
Ksera akuzohet se në në bashkëpunim me 4 vartës të tij, i kanë shkaktuar shtetit 30 milionë Lekë dëm përmes falsifikimit të dokumenteve për realizimin e aktiviteteve fiktive të cilët i “faktonin” me foto-montazh duke bërë ndryshime në eventet e mëparshme.
Paratë dyshohet se u morën nga Buxheti i shtetit, por vetë Ksera i cili ka kërkuar lirinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit deri më tani ka mohuar akuzën duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht, pasi ai është përfaqësuses i minoritetit grek në vendin tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0036652088165283