INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish- Ministri Myqerem  Tafaj,  rrezikon burgim

Ish- Ministri Myqerem Tafaj, rrezikon burgim

Publikuar më: 14:44 24-03-2016

Ish Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj rrezikon dënimin me burg. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit burg për Tafajn me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Kjo akuzë lidhet me kohën kur ai ka qenë Ministër i Arsimit gjatë periudhës 2009-2013. Në një pretencë e cila zgjati 50 minuta, organi i akuzës deklaroi para Gjykatës së Lartë se ish- Ministri, në kundërshtim të hapur ka akredituar programe të Universitetit “Vitrina”. Prokurori u shpreh se Tafaj ka akredituar 8 programe studimi në një  periudhë kur Këshilli i Akreditimit nuk i kishte pranuar pasi “VItrina” nuk plotësonte asnjë nga kriteret për tu hapur këto pragrame. Edhe pse ish  Ministri ka pasur dijeni të plotë për këtë fakt, që “Vitrina” nuk i plotësonte kushtet, Prokuroria u shpreh se kishte qenë në presion të drejtuesve të Universitetit për të akredituar këto pragrame.  Universiteti “ Vitrina” është akredituar në vitin 2009, por liçencën e mori në vitin 2010. Por, pavarësisht këtij fakti, e vazhdoi aktivitetin edhe pa patur liçencën.  Dëmi financiar llogaritet  në shumën e 1 mln eurove vetëm për një vit akademik 2010- 2011.Vetë zoti  Tafaj nuk ishte i pranishëm në gjykatë, por përfaqësohej nga avokatja Brikena Kasmi. Vendimi nga Gjykata do të jepet me 14 prill në orën 12:00.

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441