INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish ministri Yanis Varoufakis: Groposni Euron, riktheni Dhraminë

Ish ministri Yanis Varoufakis: Groposni Euron, riktheni Dhraminë

Publikuar më: 13:47 20-08-2018

Ndërsa Greqia i ka thënë lamtumirë Trojkës, ish ministri i Financave, Yanis Varoufakis, i bën thirrje Greqisë të braktisë euron dhe të përgatitet të rikthejë Dhraminë pasi doli nga kriza e borxhit. Për herë të parë në tetë vjet, Greqia tani është e lirë për të huazuar të holla në tregjet financiare. Varoufakis tha: ‘’Për pjesën më të madhe të kësaj dekade Greqia ka përjetuar katastrofën më të madhe ekonomike në kohë paqeje që nga Depresioni i Madh. Kjo është arsyeja që është absolutisht e domosdoshme që vendi të përgatitet për të kthyer monedhën kombëtare"
Ai ka qenë gjithmonë një kundërshtar i flakët i programit të Eurozonës për shpëtim, i cili ishte hartuar për t’i ndihmuar këtij vendi që të përballet me krizën e borxheve.
Megjithëse Brukseli do të vijojë të ketë sytë drejt Athinës dhe Mario Centeno, kreu i Mekanizmit Evropian të Stabilitetit deklaroi se Greqia "tani mund të qëndrojë në këmbët e veta”
‘’Kjo ishte e mundur falë përpjekjejeve të jashtëzakonshme të popullit grek, bashkëpunimit të mirë të qeverisë aktuale greke dhe mbështetjes së partnerëve europianë përmes kredive dhe lehtësimeve të borxhit’’ tha Centeno.
Ndërkohë, lehtësimi i borxhit që u arrit në marrëveshje me partnerët e Greqisë në Eurozonë, në qershor, dhe që parashikon zgjatjen e afateve të shlyerjes të disa kredive dhe reduktimin e interesave për kredi të tjera, në kombinim me një “jastëk” sigurie prej 24 miliardë euro, do të ndihmojë në përmirësimin e qëndrueshmërisë së borxhit në plan afatmesëm dhe do ta bëjë me të lehtë aksesin e Greqisë në tregjet ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0019750595092773