INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-ministrja e Kosovës paralajmëron se prekja e kufijve mund të sjellë luftë

Ish-ministrja e Kosovës paralajmëron se prekja e kufijve mund të sjellë luftë

Publikuar më: 08:08 06-08-2018

“Prekja e kufijve të Kosovës do të çonte në një luftë”. Ish-ministrja, përgjëgjëse për Dialog e Republikës së Kosovës Edita Tahiri, thotë se Kosova është e vendosur të mbrojë integritetin territorial të saj. Në një intervistë për medien Tahiri u përgjigjet disa pyetjeve në lidhje me fazën finale të dialogut me Serbinë, ku ka deklaruar se prekja e kufijve të Kosovës, çon në luftë.

Tahiri është shprehur se Kosova dhe aleatët e saj nuk mund të bien pre e politikave dhe provokimeve të Serbisë dhe Rusisë, por duhet të jetë e vendosur të ndjekë rrugën e saj për njohje reciproke mes dy shteteve sipas axhendave euri-atlantike.

“Sa më shumë që afrohemi tek finalja e dialogut, Serbia del me skenare të rrezikshme dhe këto janë pikërisht skenarë të mundësisë së ndarjes së Kosovës apo të shkëmbimit të territoreve dhe këto të gjitha kanë të bëjnë me ambicie të Serbisë, e cila dhe sot synon krijimin e Serbisë së Madhe në dëm të shteteve të tjera, në këtë rast në dëm të Kosovës dhe kombit shqiptar dhe janë të nxitura po ashtu edhe nga agjendat gjeopolitike ruse, – tha ajo për Televizionin Publik Shqiptar. – Pavarësisht skenarëve të rrezikshme të Serbisë, Kosova është e vendosur dhe në dialog do të mbroje sovranitetin, integritetin territorial dhe çfarëdo marrëveshje finale që mund të dali nga dialogu i Brukselit duhet të jetë dhe do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, – theksoi Tahiri.

Tahiri shton se ky është një skenar i rrezikshëm i Serbisë për destabilizimin e të gjithë rajonit, i cili duhet ndaluar sa më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168