INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-ministrja Gjosha akuza ndaj Ramës:

Ish-ministrja Gjosha akuza ndaj Ramës: "Qeveria e re nisi me këmbën mbrapsht"

Publikuar më: 13:54 02-09-2017

“Qeveria e re e nisi me këmbën mbrapsht duke lënë mënjanë procesin e integrimit”,- kështu e përshkuan ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, kabinetin e propozuar nga Kryeministri Edi Rama. Duke folur në një intervistë për ‘Koha Jonë’, Gjosha thotë se, procesi i integrimit ka qenë kryeaxhenda e qeverisë në katër vitet e shkuara, ndërsa tani befas është veshur me një tymnajë. “Me arritje të mëdha dhe ndërkohë befas, shohim jo vetëm një tymnajë për mënyrën si do të jetë vijimësia e këtij procesi, por edhe më shumë se kaq, duke e anashkaluar deri në atë pikë sa të mos përmendet si një prej objektivave apo prioriteteve të qeverisë së re”,- shton Gjosha. Kryesuesja e kabinetit të Integrimit e ka shprehur edhe më herët pakënaqësinë për shkrirjen e një nga ministrive më të rëndësishme. “ Nuk më takon mua të gjykoj mbi vendimet e Kryeministrit, pavarësisht se në lidhje me Ministrinë e Integrimit kam shprehur mosdakordësinë për shkrirjen e saj dhe kthimin në një drejtori”-thotë ish-ministrja.

Article Logic
Execution time: 0.0033011436462402