INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-ministrja Harito rendit arsyet pse burrat vrasin gratë

Ish-ministrja Harito rendit arsyet pse burrat vrasin gratë

Publikuar më: 18:28 16-09-2017

Ish ministrja Milena Harito nëpërmjet një statusi në profilin  saj në rrjetin social facebook ka folur për vrasjen e grave nga burrat e tyre

Sipas saj arsyet e kësaj janë këto.

Pse vrasin burrat?

Për të fshehur pafuqinë

Sepse nuk përballen dot më

Për të harruar tradhtitë e tyre

Sepse nuk durojnë më qortimet

Për tu hakmarrë ndaj një poshtërimi

Sepse rraskapiten nga përbuzja, frika, uurrejtja që shkaktojnë

Sepse kanë turp nga vetja dhe nuk e pranojnë dot

Për të hapur vend rreth vetes

Sepse nuk vendosin t'ja mbathin

Për të zëvendësuar një grua me një tjetër

Sepse mund të humbin shumë nga ndarja

Sepse nuk zotërojnë tjetër gjuhë veç goditjeve

Sepse prova e gjallë e dhunës duhet të zhduket

Për të dënuar rebelen që nuk zbaton urdhrat e tyre

Sepse ndihen në të drejtën e tyre të bëjnë drejtësi

Pë tu shfajësuar

Sepse lartësimi, për ta, është egoja e tyre

Për tu pasuruar, për të përvetësuar një pasuri

Sepse gjallesa që kanë pranë nuk është më aq rentabël

Sepse janë të terrorizuar se mos i braktisin

Sepse egërsia është më e lehtë sesa pendesa

Sepse jetën e një gruaje e perceptojnë si uljen e tyre

Sepse ligji është zemërgjerë me ta

Sepse raporti kosto/përfitim ja vlen

Sepse vdekja e tjetrit është prova që kanë të drejtë të vrasin

Sepse lehtësisht mund ta fshehin, ta mbulojnë, ta justifikojnë, ta harrojnë,

Sepse nuk e kanë mbrojtur dot nënën e vet nga violenca e babait

Sepse nuk duan të kujtojnë veten të vogël, të pafuqishëm para violencës së babait

Për të mos u vetëvrarë

Që të marrin me vrasjen çfarë nuk u jepej me nënshtrim

Sepse një grua vlen pak

Sepse urrejnë vetveten dhe për ta fshehur urrejnë tjetrin

Për të patur gjithë pushtetin

Në vdekje si në jetë

Adaptuar nga Marie-Victoire Louis

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875