INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ish-ministrja Karabina: “Ministria e Arsimit e “pushtuar” nga paligjshmëria” [VIDEO]

Publikuar më: 15:52 14-11-2017

Ish ministrja teknike e arsimit Mirela Karabina në një intervistë për IN Tv ka rrëfyer situatën e rëndë në të cilën ndodhej ministria e arsimit, në momentin që ajo mori detyrën pas marrëveshjes së 18 majit.

Mirela Karabina:
“Ne u përballëm me paligjshmëri në çdo moment. Ne shikonim që ligji nuk zbatohej duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm e që transmetohet tek e gjithë administrata”.
Një ditë më parë Kontrolli i lartë i shtetit bëri publik një raport, në të cilin akuzohej drejtpërdrejt ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Plarent Ndreca, se ka shkelur ligjin. Karabina thotë se kjo nuk është shkelja e vetme.
Mirela Karabina:
“Shkelja e urdhrave nga sekretari i përgjithshëm shkelje ligji, sepse urdhrat i lëshon vetëm ministri. Një tjetër shkelje është dhe në kohën kur ka qenë i pezulluar ai ka bërë një kontratë”.
Karabina shprehet me shumë shqetësim se situata në arsimin e lartë, edhe pas reformës së ndërmarrë nga socialistët vetëm sa po përkeqësohet. E kjo dhe për faktin që edhe sot pas 3 vitesh aktet nënligjore nuk kanë dalë.
Mirela Karabina:
“Ligji i arsimit të lartë ende nuk ka aktet nënligjore. Universitet funksionojnë pa aktet nënligjore”.
Por e gjithë kjo paligjshmëri ka pasoja të mëdha në të ardhmen e vendit, thotë me shqetësim të madh ish ministrja teknike e PD Mirela Karabina.

Article Logic
Execution time: 0.0043489933013916