IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ish-modelja e “Playboy” në burg,joshte bosët e mafias për t’i vrarë

Ish-modelja e “Playboy” në burg,joshte bosët e mafias për t’i vrarë

Publikuar më: 13:37 04-03-2016

Autoritetet në Kroaci kanë arrestuar ish-Miss Bosnjën, pasi akuzohet për pjesëmarrje në një grup kriminal, vrasjen e të paktën 5 personave, si dhe grabitje që kapin vlerën e 4.5 milionë eurove.

Slobodanka Toshiçi, 29 vjeçe, u arrestua në Kroaci dhe u ekstradua në Bosnjë, vend i cili kishte lëshuar urdhër­arrest ndërkombëtar.

Ajo ka ikur nga Bosnje- Hercegovina që nga fillimi i gjykimit të saj në prill të vitit 2014, ndërsa është një nga personat e akuzuar për rastin “Kukulla”.

Toshiçi njihet si ish e dashura e Darko Elez­it, i cili gjithashtu është i akuzuar për vrasje dhe vepra të tjera penale në Bosnjë dhe Serbi.

Bashkë me 29-vjeçaren, e cila ka pozuar edhe për “Play Boy”, në listë janë edhe 32 persona të tjerë që kanë akuza të njëjta, ndërsa janë në kërkim ndërkombëtar.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032730102539062