INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-partneri dëshiron të kthehet me ju? Femra, këto janë 3 arsyet e vërteta!

Ish-partneri dëshiron të kthehet me ju? Femra, këto janë 3 arsyet e vërteta!

Publikuar më: 12:46 13-02-2017
Çdo gjë është e mundur, sidomos në jetën në çift.
Sipas intv.al, nuk duhet ta harroni shprehjen: “Kurrë, mos thuaj kurrë”. Në këtë artikull, do shikoni me detaje, arsyet e vërteta pse ish-i juaj dëshiron të kthehet sërish me ju.
1. Dëshiron t’ju tregojë se ka ndryshuar për mirë
Meshkujt e dinë kur ata janë arsyeja e ndarjes.Sipas intv.al, pas një farë kohë, ata e kuptojnë gabimin e tyre dhe dëshirojnë t’i ndreqin. Ndoshta mund të duken të papërgjegjshëm, por ata nuk kanë frikë të guxojnë që të shprehin pendimin e tyre. Nëse femra e fal, ose jo ky nuk është problemi i tyre, meshkujt thjesht tentojnë t’ju tregojnë se i kanë kuptuar gabimet e tyre.
2. Dëshiron të kontrollohet sërish
Edhe pse mund të duket e çuditshme, nëse një mashkull kthehet sërish te ju, tregon se i mungon kujdesi që ju keni treguar ndaj tij. Me siguri, e ka ndjerë që i mungon vëmendja juaj ndaj tij dhe mendon të kthehet me ju. Femra, ju e dini më mirë si duhet të veproni.
3. Humbja juaj e ka bërë më keq jetën e tij
Ndoshta njerëzit i kuptojnë vlerat e dikujt pasi e humbasin atë. Meshkujt, sërish rrezikojnë nëse vërtet jeta e tyre është përkeqësuar nga mungesa juaj. Nëse ai tenton t’ju ketë në jetën tuaj, me siguri që dëshiron që jeta e tij të bëhet më e mirë. Edhe pse duket si egoizëm, sërish ju femra e keni në dorë nëse dëshironi të riktheheni me të.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0041229724884033