Vin Veli dhe Bora Zemani i dhanë fund marrëdhënies së tyre në 2017-ën, pa shpjeguar asnjë detaj për publikun, por kanë edhe një vogëlush.
Tani secili vazhdon jetën e tij. Bora përflitet se është në një lidhje me aktorin Donald Veshaj, ndërsa DJ Vin Velit, ka preferuar që jetën e tij personale ta mbajë larg vëmendjes mediatike, megjithatë ka bërë një përjashtim, ku në një intervistë për “Bordo.al”, ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm I cili ka treguar se historinë e dashurisë do e bëjë publike vetëm kur të martohet.
Së fundmi, një ngjarje e papritur ka ndodhur në mesnatë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku Dj-i i njohur Vin Veli është vënë në pranga.
Ngjarja ka ndodhur në një club në ish-Bllok, ku forcat speciale “Shqiponja” kanë ndërhyrë për të marrë Vin Velin nga club-i në zonën e Bllokut në kryeqytet.
Burimet nga portali “Shqiptarja” ka siguruar pamjet kur Vin Veli merret dhe futet në makinë duke e dërguar në komisariat, por ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje.
“Shqiptarja” bën me dije se bashkë me Dj-in janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, ku bën me dije se club-i në të cilin ishin është problematik, pasi shpesh herë kanë ndodhur sherre, ndërkohë që janë kapur edhe persona që konsumojnë lëndë narkotike.