Marrëdhënia e Stresit me Kejsin ka qenë nga më të përfolurat e showbizit shqiptar.
Ish-partnerja e reperit së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimin e fundit. Ajo shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë ngjyrë blu, ku barku i duket pak më i fryrë se zakonisht.
Ndonëse kjo është diçka mëse normale për një vajze, në hapësirën e komenteve të saj në Instagram është aluduar për një shtatzëni të mundshme. “Djalë apo vajzë?”, i ka shkruar dikush.
Për t’iu dhënë fund këtyre aludimeve, Keisi ka reaguar menjëherë. Ajo ka publikuar një video të barkut në Instastory, duke treguar se nuk është në pritje të ëmbël.
“Kush ka sy apo tru e kupton pa u dash kjo video, po hajde për ju që si fusni në përdorim”, ka shkruar Keisi.