Reperi nga Drenica, është shumë i angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit, ku numëron një numër të madh fansash. Edhe kur ai fizikisht nuk ndodhet për të performuar, këngët e tij luhen në klubet më të mëdha në botë. Si në rastin e fundit, ku kënga e tij “Mafia” është vendosur në një disko të Moskës. Një nga të pranishmit ka postuar në instagramin e tij videon, të cilën më pas e ka rihedhur edhe Don Xhoni në rrjetin e tij social. Me këtë rast nuk ka harruar të thumbojë edhe ish të dashurën e tij Ariana Lirey.
“Njifem për raportet me miqtë nga Rusia”,- shkruan reperi krahas videos duke e shoqëruar edhe me një zemër.
Ju kujtojmë që lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Don Xhoni gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.
Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.
“Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”- shkroi Ariana.