INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 15 vjet burg

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 15 vjet burg

Publikuar më: 10:38 05-10-2018

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak, është burgosur për 15 vjet për korrupsion. Lee u dënua të premten nga një gjykatë në Seul me akuzën për për ryshfet, përvetësim dhe shpërdorim të pushtetit, dhe urdhëroi të paguante një gjobë prej 11.5 milion dollarë. Ish-presidenti pretendon se akuzat janë të motivuara politikisht. Ai bëhet kreu i katërt i Koresë së Jugut që do të burgoset, duke pasuar burgosjen e pasardhësit të tij në prill. Park Geun-hye u dënua me 33 vjet burgim pasi u shpall fajtore për abuzim me pushtetin dhe shtrëngim. Lee nuk ishte i pranishëm në gjykatë gjatë dhënies së dënimit, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Gjykatësi në Gjykatën Qendrore të Qarkut Seul tha se "dënimi i rëndë për të akuzuarin është i pashmangshëm" për shkak të natyrës serioze të krimeve.Kompania mohon se i ka dhënë ish-presidentit paratë.Lidhjet ndërmjet udhëheqësve politikë dhe konglomerateve të mëdha familjare të njohura si chaebols kanë kaluar shpesh nën vëzhgim, ose kanë qenë në qendër të akuzave kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.0022311210632324