INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-presidenti Moisiu ka një këshillë për Ilir Metën se si mund të zgjidhë krizën politike në vend

Ish-presidenti Moisiu ka një këshillë për Ilir Metën se si mund të zgjidhë krizën politike në vend

Publikuar më: 19:14 21-03-2019

Ish-Presidenti Alfred Moisiu e ka këshilluar në mënyrë indirekte, pasardhësin e tij në detyrë Ilir Meta që të thërrasë në tryezë liderët për zgjidhjen e krizës politike.

I pyetur nga “Ora News” sesi do të vepronte në rast se do të ishte në krye të shtetit, Moisiu theksoi se këtë përgjigje e ka dhënë në krizën e vitit 2007 kur mblodhi në presidencë, ish-kryeministrin Berisha dhe kryeopozitarin e atëhershëm Fatos Nano.

“Unë përgjigjen e kam dhënë që në 2007 sesi duhet të veprojë Presidenti në këto raste. Në u mblodhëm dhe bashkë me gjithë forcat politike parlamentare të asaj kohë i dhamë zgjidhje problemit”, - u shpreh Moisiu.
Moisiu e gjykon të padrejtë veprimin e opozitës për të lënë mandatet, por shton se zgjedhjet e parakohshme mund të ishin një mundësi reale nëse mazhoranca do të mundej në zgjedhjet vendore të këtij viti.

“Është vota, këtu është punë me votë. Nuk mundet tani në mes të mandatit të themi o burra...aq më tepër që kemi zgjedhjet vendore dhe nëse kjo mazhorancë dështon me votën e popullit në këto zgjedhje atëherë del e drejta për të bërë votime të parakohshme. Por, jo kështu”, tha ish-presidenti për “Ora News”.

Moisiu tha në mbyllje se është e rëndësishme të mendohet për vendin në këtë moment deçiziv për integrimin në BE.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779