INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish presidenti pro importit të mbetjeve

Ish presidenti pro importit të mbetjeve

Publikuar më: 08:28 29-09-2016

Ish¬-presidenti, Alfred Moisiu mbështet ligjin për importin e mbetjeve të riciklueshme. Ai ka një argument për këtë pasi i cilësuar ato si lëndë e parë që sipas tij do të merren në kushte sigurie.
Moisiu theksoi se qytetarët duhet të kenë më shumë besim tek institucionet dhe kur ata nuk janë në rregull duhet t’iu kërkojmë të jenë në rregull, përndryshe nuk bëhemi dot shtet tha Moisiu për ‘Top Channel’.
“Edhe në 2012-¬n isha pro referendumit dhe firmosa i pari, sepse ligji ishte total, ishte global, ndërsa tani kemi të bëjmë me një ligj që specifikon qartë se çfarë mbetjesh do të importohen, të cilat janë klasifikuar si lëndë e parë, e dorës së dytë.
Institucionet e shtetit nuk janë më ato që kanë qenë, aparaturat po ashtu, aq më tepër që ligji përcakton tri pika për hyrjen e tyre dhe në këtë mënyrë ka siguri.
Ne, po të vazhdojmë kështu, izolohemi, siç u izoluam në kohën e Partisë së Punës dhe skafeve, por kështu nuk mund të ecet përpara. Shqipëria do të zhvillohet.
Unë sigurisht kam qenë dhe jam kundër importit të plehrave, por jo kundër disa mbetjeve të specifikuara dhe me kushte të sigurisë. Historia e kësaj ka filluar që në 2004¬ n, kur unë isha kryetar shteti dhe u kam thënë përfaqësuesve të shoqërisë civile që kur të shtriheni ju te kamioni, do shtrihem dhe unë.
Por atëherë ishte problemi për të importuar mbetje për t’i djegur në Shqipëri, ishte krejt tjetër problem.
Kur kam vizituar një nga fabrikat e riciklimit dhe u kam sugjeruar atyre drejtuesve që duhet ju vetë kështu siç ma shpjeguat mua, duhet t’ua shpjegoni edhe njerëzve, sepse për mua ju keni të drejtë dhe unë do t’ju mbështes.
Unë mendoj që ne duhet të kemi më shumë besim tek institucionet, edhe kur ato s’janë në rregull, ne duhet t’u kërkojmë të jenë në rregull, sepse ndryshe ne s’do bëhemi shtet kurrë”, u shpreh Moisiu.
Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve u miratua të enjten e kaluar në Kuvend me 63 vota pro, 27 kundër dhe 4 abstenime, pas 10 orësh debat mes maxhorancës dhe opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713