INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ish-spiuni: Bin Laden është gjallë

Publikuar më: 10:49 06-02-2016

Ish-punonjësi i CIA-s, Eduart Snowden, ka thënë se ka prova që dëshmojnë se Osama Bin Laden, që thuhet se është vrarë në Pakistan në vitin 2011 nga forcat amerikane, është akoma i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një intervistë për Moscow Tribune, Snowden tha se Bin Laden jeton në Bahama dhe se paguhet nga CIA.

“Ai paguhet nga CIA me shumën mujore prej 100 mijë dollarëve në muaj, që vijnë të transferuara nëpërmjet disa shoqërive dhe organizatave të brendshme, direkt e në llogarinë e tij bankare në Nassau. Në vitin 2013 jetonte i qetë në vilën e tij bashkë me pesë gratë e tij dhe fëmijët e shumtë”, ka thënë ai.

Snowden u arratis në Rusi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas publikimit në media të dokumenteve që kishin të bënin me programet e survejimit në masë. Ai këmbëngul se Osama është transportuar me familjen e tij në një lokalitet të panjohur të Bahama.

“Osama Bin Laden ka qenë një nga punonjësit më efikas të CIA-s. Ata kanë organizuar vdekjen e tij të rreme, në bashkëpunimin me shërbimin sekret të Pakistanit. Nga momenti që të gjithë besojnë se ka vdekur, askush nuk e kërkon, ndaj është e thjeshtë për t’u zhdukur. Pa mjekër dhe xhaketë militare, askush nuk e njeh”, tha Snowden.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055