INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish studentja e “La Sapienza”-s përlot Parlamentin, duartrokitet nga të gjithë [VIDEO]

Ish studentja e “La Sapienza”-s përlot Parlamentin, duartrokitet nga të gjithë [VIDEO]

Publikuar më: 13:11 30-09-2017

Parlamenti i parë rural ka mbyllur sot sesionin e parë pas tre ditësh, një platformë që në fokus ka zhvillimin rural për zgjidhjen e problematikave të ndryshme që hasin fermerët.

Në mesin e problematikave të ndryshme që u përmendën emrësuesi i përbashkët i të cilave ishte kërkimi i ndihmës për fshatin, ajo që ka bërë të gjithë të ulin kokat dhe të përloten ka qenë Rigerta Loku, një vajzë nga Mirdita, e cila pas diplomimit në “La Sapienza” ka ngritur bashkë me bashkëshortin e saj një fermë dhish.

Me tone të larta, të mprehta e herë-herë vajtuese, duke qarë e bërtitur për ndihmë për fshatin, Rigerta përveç historisë së saj tregoi edhe historinë për Kristinën. Ishte një shembull se në çfarë gjendje është fshati sot dhe për çfarë ka nevojë. Jo pak herë, politikanë e parlamentarë kanë ulur kokat por edhe e kanë duatrokitur.

Rigerta Loku ka mbaruar studimet 7 vjet më parë në “La Sapienza-s” në Romë dhe u kthye në Rubik. Ajo studioi shkenca politike në universitetin prestigjoz të dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare; dy diploma që i jepnin sigurinë se mund të ndërtonte një karrierë në qytetin e saj të lindjes në Veri të Shqipërisë por pasi nuk gjeti punë, me bashkëshortin e saj, Leonard Tusha vendosën të ndërtojnë fermën e tyre në fshatin Prosek, 6.5 kilometra larg qytetit të Rrëshenit.

Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281