INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish të dashurat ia bëjnë më të bukur ditëlindjen Drake-ut! Po Rihanna? [FOTO]

Ish të dashurat ia bëjnë më të bukur ditëlindjen Drake-ut! Po Rihanna? [FOTO]

Publikuar më: 16:00 23-10-2016

Drake është gati të festojë 30 vjetorin e tij të lindjes, dhe të gjitha gratë që ka pasur në jetën e tij, janë të gatshme për ta ndihmuar atë, edhe pse në të vërtetë e feston me 24 tetor. Që nga Nicki Minaj e deri te Serena Williams, ish-at e Drake, po i dërgojnë atij mesazhe të ëmbla urimi, u shpreh një burim i afërt për Hollywoodlife.com. Po Rihanna?

“Drizzy po kalon një fundjavë bombë dhe sigurisht po merr shumë dashuri për ditëlindjen e tij, sepse telefoni është “çmendur” nga urimet “Gëzuar Ditëlindjen”, prej disa nga ish të dashurat e tij”, thotë i njëjti burim. 

“Nicki Minaj i dërgoi një mesazh të ëmbël duke i thënë se e do atë, dhe mezi po pret të bashkëpunojnë përsëri. Edhe Serena Ëilliams e ka telefonuar. Ajo i ka thënë se është shumë i pashëm, sharmant, dhe i uroi një ditëlindje të lumtur.”

“Mirëpo Rihanna nuk po duket fare në horizont”, vazhdoi burimi. Ndoshta deri të hënën do e urojë, të paktën Drake kështu shpreson”.

Me siguri RiRi po shijon turin e saj muzikor dhe e ka harruar fare që reperi nga Toronto feston ditëlindjen nesër, ose është supersticioze, dhe mendon se të uruarit para nuk është mirë. Le të presim!

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164