INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-vjehrra, nëna e Stresit feston ditëlindjen, Kejsi nuk harron t’i dedikojë një urim plot dashuri!

Ish-vjehrra, nëna e Stresit feston ditëlindjen, Kejsi nuk harron t’i dedikojë një urim plot dashuri!

Publikuar më: 14:29 07-12-2019

Që në momentin që u bë publike lidhja e saj me reperin, Stresi, Keisi u kthye në një nga femrat më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Ajo ka mijëra ndjekës në “Instagram”, aty ku ndan foto e video nga përditshmëria e saj.

Kejsi dhe Stresi kanë disa muaj që i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, por duket se ata vazhdojnë të ruajnë raportet e mira me familjet e njëri-tjetrit. Ditën e sotme nëna e Stresit feston ditëlindjen dhe pavarësisht çdo gjëje nuk ka munguar një urim nga ana e Kejsit. Ish-partnerja e reperit ka publikuar në ‘Instagram’ një foto me nënën e tij dhe i ka bërë një dedikim për këtë ditë speciale.

“Gëzuar ditëlindjen Shpresa Lushaj! Të uroj nga zemra shëndet dhe lumturi! Të bëftë Zoti çdo ditë po aq të bukur sa shpirtin. Të puth!”, ka shkruar Kejsi në urimin për nënën e reperit.

g.jpg

Ish-partnerja e Stresit ka treguar edhe më herët se ruan respektin për familjen e reperit dhe këtë gjë e ka shprehur gjithmonë publikisht. Kejsi dhe Stresi kanë disa kohë që jetojnë larg njëri-tjetrit dhe reperi është shprehur se ata nuk janë ndarë përfundimisht, sepse për momentin janë në një pauzë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658