INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ish-ylli i kombëtares angleze prezanton emisionin me të brendshme [VIDEO]

Publikuar më: 09:24 15-08-2016

Ish-ylli i kombëtares angleze të futbollit, tanimë prezantues i emisionit kryesor të fubollit në “BBC”, e mbajti premtimin e bërë një vit më parë në “Twitter”, kur shkroi se do të prezantonte emisionin e pari të sezonit të ri të rubrikës sportive me të brendshme.

Ish-kapiteni i Kombëtares angleze, sot drejtues i një prej emisioneve më të ndjekura të sportit në Angli, “Match of the day” tha në hapje se “kjo është një mrekulli sportive që më bëri të dalë para jush me të brendshme”.

Në Dhjetor në rrjetin social Twitter, Gary Lineker posti një status ku shkruante se nëse Leicester do të fitonte Premier League, kampionatin anglez të futbollit, ai do të dilte më të brendshme në emision. Dhe Leicester u shpall kampion.

Nën presionin e medias sociale ish ylli anglez i futbollit dhe ish futbollist i ekipit të Leicester, ku shënoi 95 gola në 195 ndeshje, ai doli para teleshikuesve vetëm me të mbathura.
Lineker u përpoq të mbante një fytyrë serioze teksa hapte programin dhe dy të ftuarit Alan Shearer dhe Ian Wright, qeshnin nën hundë.

Pas analizës 30 minutëshe mbi humbjen e Leicester ndaj Hull, ai iu drejtua teleshikuesve “Mjaft me këtë absurditet, po shkoj te vishem. Në pjesën e dytë të programit, Gary Lineker u shfaq më një këmishë dhe pantallona.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893