Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka dërguar ditën e djshme një mesazh presidentit Hashim Thaçi, nëpërmjet së cilës i kërkon që të ruaj besimin se gjërat do të përmirësohen.
'Dje kam pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën. Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jemi të bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë. HTH', ka shkruar
Thaçi ndërsa ka postuar dhe letrën e Biden.
E veçanta e letrës së zv.presidentit amerikan, është një dedikim emocional për Thaçin, i shkruar me dorë në fund të letrës.
'PS: Ruajeni besimin! Gjërat do të përmirësohen', ka shkruar në fund të letrës Joe Biden.