INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-zv.ministri i Shëndetësisë jep alarmin për mungesën e medikamente në farmaci

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë jep alarmin për mungesën e medikamente në farmaci

Publikuar më: 12:36 10-03-2018

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë në periudhën kur qeverisnin demokratët, Bardh Spahia jep alarmin për mungesën e medikamenteve në farmacitë e vendit. Deputeti demokrat , denoncon mungesën e medikamentit për patologjitë e zemrës në farmacitë e vendit. Bëhet fjalë për medikamentin sintromin. “Medikamenti Sintrom (Acenocoumaroli) 0.4 mg mungon prej 2 muajsh ne farmacite e vendit, duke bere te pamundur ekzekutimin e recetave per te semuret kronike me semundje te crregullimit te zemres dhe pathologjive te koagulimit. Keta te semure detyrohen te blejne nga xhepi i tyre barna alternative te Sintromit.  Theksojme ketu qe Sintromi eshte jeteshpetues per shume paciente e sidomos per ato te operuar per valvolat kardiake”, denoncon Spahia. Deputeti denoncoi dy ditë më parë edhe mungesën e një tjetër medikamenti në qendrën spitalore “Universitare Nënë tereza”. Sipas tij në këtë qëndër mungon prej më shumë se dy javësh Trinitrina, një medikament kryesor në rastet e sulmeve në zemër.

Article Logic
Execution time: 0.0041170120239258