INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Isha absolutisht e thyer brenda”! Si Selena Gomez i theu zemrën gjithë botës për 1 minutë [VIDEO]

“Isha absolutisht e thyer brenda”! Si Selena Gomez i theu zemrën gjithë botës për 1 minutë [VIDEO]

Publikuar më: 11:01 21-11-2016

Ajo foli dhe të gjithëve iu thyen zemrat!

Selena Gomez ishte e mbytur nga lotët ndërkohë që po fliste për betejën e saj me ankthin dhe depresionin në skenën e American Music Awards. Duke marrë çmimin si “Artistja më e Mirë Femër Pop/Rock”, bukuroshja 24 vjeçare dha një fjalim shumë prekës për problemet e saj shëndetësore ndaj të cilave kërkoi ndihmë mjekësore dhe mori një pushim nga bota e spektaklit. Selena iu drejtua me shumë guxim turmës në Microsoft Theater dhe u tha atyre se ishte e vetëdijshme që të gjithë dinin shumë mbi jetën e saj, pavarësisht nëse kjo i gjë i pëlqente apo jo. Pikërisht aty mbërriti dhe momenti më i vështirë për këngëtaren e adhuruar, e cila rrëfeu “Më duhej të ndaloja, kisha gjithçka dhe ndjehesha tërësisht e thyer brenda meje”. Ndërkohë zëri ende i dridhej nga emocioni, por të paktën duket se më e keqja ka kaluar...

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049