INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Isha me shpatulla pas murit”, Brad Pitt rrëfen për herë të parë ndarjen nga Angelina Jolie [FOTO]

“Isha me shpatulla pas murit”, Brad Pitt rrëfen për herë të parë ndarjen nga Angelina Jolie [FOTO]

Publikuar më: 18:55 03-05-2017

Ishte një ndarjet më të bujshme dhe më të përfolura në showbiz, e si e tillë sigurisht që do thuheshin shumë thashetheme lart e poshtë. Por ku ka më mirë se të marrësh informacionin nga dikush që ishte “protagonist”, pasi Brad Pitt ka folur për herë të parë hapur në lidhje me divorcin nga Angelina Jolie. Aktori i njohur ka folur pa dorashka për revistën prestigjioze “GQ” ku ka rrëfyer jetën e tij pas ndarjes, si dhe problemet me alkoolin dhe lëndët narkotike.

Në këtë intervistë të shumëpritur, Brad deklaron se “nuk ka më” alkool për të. Është përfolur se varësia ndaj alkoolit ishte një prej shkaqeve kryesore të ndarjes së kërkuar nga Jolie, me të cilën ka gjashtë fëmijë. Gjithashtu, ai thotë se nuk përdor më marijuanë.

“Jam shumë, shumë i lumtur që nuk ka më gjëra të tilla në jetën time.”

Ai tregoi se kur krijoi familje u shkëput prej tyre por vitin që shkoi, iu kthye varësive dhe tejkaloi limitet.

“Po bëhesha tapë tërë kohës. U kthye në një problem”, pohoi  ai për “GQ”, “Dhe jam shumë i lumtur që u bënë pothuajse 6 muaj, që është pak e vështirë, por më në fund mund t’i kontrolloj përsëri ndjenjat e mia.”

 

Ai dhe Angelina e kishin bërë për zakon të pinin ndonjë gotë verë, por Brad-it iu desh të hiqte dorë.

“Më pëlqen shumë, shumë vera, por kapa fundin. Duhet t’i largohesha.”

Brad Pitt pranoi se varësia e tij kishte arritur aq larg sa do t’ia kalonte një rusi që pi vodka mëngjes-drekë-darkë.

Që nga përpunimi i matcha-s, një pluhur që nxirret nga çaji jeshil tek allçia, Brad Pitt tregon se është bërë mjeshtër i këtyre gjërave, si pjesë e një terapie.

“Kam mësuar të bëj shumë gjëra.”, shprehet ai, “Saqë edhe vetë habitem. Por është një punë shumë, shumë e vetmuar.”

Ai foli edhe për fëmijët; shpreson të dijë ti dëgjojë dhe t’u flasë.

Gjatë procesit të divorcit prokuroria e hetoi nën akuzën e “dhunës verbale dhe fizike” karshi djalit më të madh, Maddox-it. Në përfundim të hetimit u arrit në përfundimin se nuk kishte asnjë provë për ushtrim dhune dhe më pas, çifti publikoi një deklaratë ku thonin se po vepronin “si një front i bashkuar” gjatë procedurave të divorcit. Brad e përshkruan kështu procesin e hetimit:

“Isha me shpatulla pas murit, i lidhur me zinxhirë nga sistemi.”

Ai tregon se bashkë me Angelina-n, po bashkëpunojnë për axhendën e takimeve të tij me fëmijët.

“Kemi punuar bashkë për t’i vënë gjërat në vend. Të dy po bëjmë më të mirën.”

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545