'Billboard Music Awards' ishte eventi muzikor i cili na mori të gjithëve vëmendjen, mbrëmjen e së mërkurës.
E teksa e gjithë vëendja jonë ishte tek yjet dhe shkëlqimi i natës, nuk kuptuam për asnjë moment se pikërisht "host-i" i eventit, Kelly Clarkson, ishte mes të qarash nga dhimbjet e apandesitit.
Këngëtares i duhej të largohej menjëherë pasi e kishin kapur dhimbjet e apandesitit. Pikërisht për këtë arsye, ajo udhëtoi në shtëpinë e saj në Los Angeles dhe u drejtua menjëherë në sallën e operacionit.
Fatmirësisht çdo gjë doli me sukses dhe këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja:
“ Nuk dua të gënjej. Pas shfaqjes isha e gjitha në lot prej dhmbjeve. Por falë disa njerëzve të mrekullueshëm udhëtova menjëherë për në shtëpinë time dhe u operova në mëngjes. Tani ndihem shumë mirë. Mirupafshim apandesit”