INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Isha një qëllim për të", Jona Spahiu tregon fillimet e njohjes me bashkëshortin dhe si u dashuruan me njëri-tjetrin

Publikuar më: 13:29 07-11-2019

Jona Spahiu këtë të mërkurë ka qenë e ftuar në emisionin "Soirée" me Jonida Shehun në Top Channel. Teksa ka folur për jetën e saj tanimë që është bërë nënë, ajo ka treguar edhe fillimet e njohjes me Frenkli Ymerin, bashkëshortin e saj dhe sesi të dy ran në dashuri me njëri-tjetrin. 

Jona ka pohuar edhe njëherë që ata të dy janë njohur në punë madje bekon atë që e çoi në Digitalb ku në këtë mënyrë u njoh me Frenklin.

Jonida Shehu e ka pyetur se kush e ka hedhur hapin i pari dhe sigurisht që ai do të ishte Frenkli.

"Frenkli normalisht. Kush do ta besonte prej meje që Jona e rezervuar të hidhte hapin e para", është shprehur Jona Spahiu.

"Ti kishe kuptuar gjë?", e pyet më tej Jonida Shehu.

"E kisha kuptuar pak sepse e shihja shpesh në punë kur ai s'duhet të ishte në punë në fakt dhe se dija se çfarë bënte aty rreth e rrotull, paradite, pasdite, kishte emision, s'kishte emision, kishte ndeshje, s'kishte ndeshje. Unë përplasesha me të tek garderoba, tek grimi, nëpër shkallë. Ishte e çuditshme, si ka mundësi po më ndodh.", ka treguar Jona.

Moderatorja e "Soirée" e ka pyetur sesi Frenkli e shprehu pëlqimin për të dhe Jona ka treguar se ajo ishte një qëllim që ai i kishte vendosur vetes dhe që e arriti.

"Frenkli është natyrë që pak herë i ka ndodhur që të mos i arrijë gjërat që do. Po i vuri një qëllim vetes ia arrin dhe në fund rezultoi që ky ishte një qëllim që i kishte vendosur vetes", tha Jona Spahiu.

"I bëre të vështirën ti kur e kuptove që ai të pëlqente?" e ka pyetur Jonida Shehu.

"Jo, nuk jam kështu natyre. Nuk e bëra të vështirën sepse ne për një kohë të gjatë në ambjentet e punës jemi frekuentuar si miq. Unë pash shumë vlera edhe asete të atij nga ana njerëzore që më pëlqenin dhe që më bënin të kuptoja që e shijoja kohën me atë", ka përfunduar Jona Spahiu.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832